Mihaill Voitenko foto RIA LajmetKryeredaktori i Internet-botimit “Buletini detar-Sovfraht” Mihaill Voitenko, i cili pat ndriçuar gjatë gjithë kohës historinë misterioze me lirimin e anijes transportuese “Arctic Sea” dhe pat komunikuar personalisht me ekuipazhin e saj, u nis urgjentisht për në Turqi. U saktësua, se e ndërmorri ai këtë hap pas kërcënimeve që iu bënë për ndjekje penale ndaj personit të tij. Por në site e revistës u publikua përgënjeshtrimi i kësaj mbi bazë të deklaratës së Voitenko-s. Siç shkruan botimi “Njezavisimaja gazeta”, mbrojtësit e të drejtave të njeriut e vënë fort në dyshim vërtetshmërinë e deklaratës që u duk në site dhe konstatojnë se tani kanë filluar ti frikësojnë gjithnjë e më shpesh gazetarët në Rusi. Sipas fjalëve të vetë Voitenkos, natën në të gdhirë të së mërkurës atij i telefonuan disa miq dhe e njoftuan se disa persona me shumë influencë pas ngjarjeve rreth anijes “Arctic Sea” duan të hakmerren ndaj tij. Por me kalimin e njëfarë kohe, mbas dukjes së këtij informacioni në mjetet e informimit masiv, në site-n e “Buletini detar-Sovfraht” u botua informacioni i dhënë nga vetë Voitenko mbi atë, se kurrëfarë rreziku nuk i kanoset atij dhe se në Turqi ai ndodhet me shërbim pune. Pak më vonë këtij përgënjeshtrimi iu shtua njoftimi i përfaqësuesve të shoqërisë aksioneve “Sovfraht”, të cilëve dhe u përket revista. Ata gjithashtu e hodhën poshtë njoftimin mbi atë se Voitenko ndodhet në rrezik. Botimi “Njezavisimaja gazeta” arriti të lidhet me vetë Kryeredaktorin e revistës. Bisada e zhvilluar me të qe e shkurtër, lakonike dhe kontradiktore. “Unë ndodhem tani në Stamboll. Po, mua më janë drejtuar me kërcënime. Informacioni që u duk në faqet e botimit “Sovfraht” është i vërtetë, — deklaroi ai. “Sovfraht” ka argumentet e veta, ndërsa unë kam detyrimet e mia ndaj pronarëve të kësaj reviste. Kaq, s’kam se ç’të them më”.


Komentimi i artikullit të ditës

 
Vëzhguesi ushtarak i gazetës “Komsomolskaja pravda” Viktor Baranjec, duke folur në lidhje me historinë me anijen “Arctic Sea”, parashikon probleme shumë të pakëndshme, serioze për të gjithë ata që do të përpiqen të sqarojnë se ç’ndodhi në të vërtetë me të: “Ne përsëri nuk po marrim dot përgjigje përkatësisht pyetjeve shumë të thjeshta, të qarta. Mua më është krijuar përshtypja sikur po zhvillohet njëfarë loje e madhe kriminale mafioze, në të cilënpo bëjnë budallenj, po tërheqin prej hunde 140 milionë qytetarë rusë. Vë dorën në zjarr, se herët e vonë do të zbulohen megjithatë ndofarë mospërkimesh. Gënjeshtra do të dalë diku në shesh dhe ne do të shkruajmë patjetër për të.