Foto RIA LajmetShkencëtarët arritën në konkluzionin se disa produkte i shërbejnë, me të vërtetë, përtëritjes së organizmit. Lista e produkteve që mundësojnë rinimin e organizmit dhe zgjatjen e jetës përbëhet nga 20 emërtime të përpiluara prej shkencëtarëve të universiteteve të SHBA-s dhe BE. Kjo listë përfshin: çokollatën e zezë, çajin, kafen, rrushin serezi (ndryshe rrush toke, frëngu), boronicën, lakrën brokkoli, qershitë, domatet, shegët, portokallet, pjeshkët, ullinjtë, manaferrat, rrushin e kuq, qepët e kyqe, spinaqin, luleshtrydhet dhe bukën ose drithërat e përpunuara (corn flakes) si dhe himet.


***

 
Në asnjë mënyrë mos grumbulloni në shtëpi mbeturina organike. Zbrazni më shpesh koshin e plehrave dhe do të gëzoni atëhere shëndet të mirë. Mjekët gjermanë nga klinika e sëmundjeve infektive (Berlin) paralajmërojnë se ruajtja e mbeturinave organike është e rrezikshme për shëndetin. Pronarët gjermanë të shtëpive i paralajmërojnë zyrtarisht mbi domosdoshmërinë e boshatisjes rregullisht të koshit të plehrave ose përdorimit të respiratorëve, mbajtjen e frymëmarrjes dhe largimin nga produktet e kalbura.


***

 
Në Vilnus, në Galerinë e Arteve Figurative të Muzeut Artistik të Lituanisë, u ekspozua monedha e artë më e madhe në botë me peshë 100 kg, që hyri në Librin e rekordeve Guinnes. Supermonedha u pre dhe u skalit sipas skicës së piktorit Stanley Witten nga Oborri monetar Mbretëror i Kanadasë në vitin 2007. Diametri i saj është 50 cm., ndërsa trashësia 3 cm. Në njërën anë të monedhës është paraqitur Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeta e II-të, e cila formalisht konsiderohet si Kryetare e Shtetit Kanadez, si dhe nënshkrimi “1 milionë dollarë 2007” në anglisht dhe frengjisht, në faqen tjetër të monedhës është ngjitur gjethja e panjës, simboli i Kanadasë.