Eugjeni Çiçvarkin Foto RIA LajmetShërbimet britanike të ruajtjes së rendit shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar me Rusinë në lidhje me “çështjen e Çiçvarkinit”, biznesmen rus ky, i cili akuzohet për kryerjen e një sërë krimesh. Në janar të këtij viti ai ua mbathi këmbëve në Londër. Urdhër arresti për të u lëshua nga Tribunali Westminster i Londrës. Ky vendim u morr në kuadrin e shqyrtimit prej tij të kërkesës së organeve të ruajtjes së rendit të Rusisë për ekstradimin e Çiçvarkinit. Se çfarë qëndron pas kësaj, shpjegon tani përpara mikrofonit tonë Përfaqësuesja zyrtare e Prokurorisë së Përgjithshme të Federatës Ruse Marina Gridnjova: “Kjo do të thotë se në Britaninë e Madhe duhet të përcaktojnë vendndodhjen e Eugeni Çiçvarkinit dhe ta sjellin atë në gjyq për sqarimin e çështjes që ka të bëjë me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme të Rusisë për dorëzimin e tij me qëllim të nënshtimit të ndjekjes penale në Rusi. Aktualisht vendndodhja e tij në territorin e Britanisë së Madhe nuk është përcaktuar ende”, u shpreh Gridnjova. Eugeni Çiçvarkin ishte një nga sipërmarrësit më të suksesshëm në Rusi. Për 10 vjetë ai krijoi një nga kompanitë më të mëdha në vend për shitjen e telefonave celularë -“Euroset”. Çiçvarkin më se një herë ka figuruar në çështje të ndryshme penale. Biznesmeni u shpall në mungesë si i akuzuar në lidhje me çështjen e rrëmbimit të një personi dhe për ushtrim shantazhi. Në fillim të marsit të këtij viti ai u shpall në kërkim ndërkombëtar. Njihen mjaft mirë tashmë rastet kur biznesmenët rusë, të cilëve u është inkriminuar pjesëmarrja në çështjet e shkeljeve penale të rregullave, kanë gjetur vendstrehim në Londër për ti shpëtuar ndjekjes penale nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme të Rusisë nën pretekstin e përndjekjeve politike në atdhe. Për shumë vite me radhë në kryeqytetin e Britanisë së Madhe jetojnë Boris Berezovskij dhe Ahmed Zakaev. Në të dyja rastet gjyqi britanik refuzoi t’ia dorëzojë këta të kërkuar Rusisë dhe bile nuk lëshoi as urdhër për marrjen e tyre nën arrest. Por tani, me sa duket nga të gjitha, situata ka ndryshuar. Por megjithatë, tani për tani, fjalë bëhet vetëm për sjelljen e Çiçvarkinit në seancën gjyqësore, ku dhe do të vendoset fati i tij i mëtejshëm.