Foto RIA LajmetSekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen deklaroi në konferencën për shtyp mbajtur në Bruksel, se Aleanca VeriAtlantike do të vazhdojë reduktimin e pranisë së vet paqeruajtëse në Kosovë pavarësisht nga keqësimi i situatës në krahinë. Pozitën e udhëheqjes së NATO-s do të përpiqet ta analizojë vëzhguesi i “Zërit të Rusisë”, kandidati i shkencave historike Pjotër Iskenderov. Deklaratat e zotit Rasmussen mbi pandryshueshmërinë e kursit të Brukselit për reduktimin e pranisë së vet ushtarake në Kosovë tingëlluan në sfondin e acarimit më të fortë e më serioz të situatës në krahinë për gjithë këta muajt e fundit. Në qytetin Mitrovicë të Kosovës, të ndarë në dy pjesë-atë serbe dhe shqiptare-ndodhin vazhdimisht përplasje midis midis banorëve serbë dhe shqiptarë të tij. Përfaqësuesit e policisë të BE mezi arrijnë të mbajnë situatën nën kontroll, e cila, duhet thënë, është e mbarsur fort me rrezik shpërthimi. Kurse në qendrën administrative të Kosovës-Prishtinë-ekstremistët shqiptarë po organizojnë çrregullime të vazhdueshme, të drejtuara kundër përfaqësisë së BE. Lideri i Lëvizjes radikale “Vetëvendosje” Albin Kurti nuk i fsheh aspak synimet e veta për minimin e nënshkrimit të marrëveshjes mbi bashkëpunimin midis BE dhe qeverisë së Serbisë. Po edhe vetë Kryetari i qeverisë kosovare Hashim Thaçi deklaroi, se diskutimit të temës së marrëdhënieve reciproke midis BE dhe qeverisë së Serbisë “i është vënë pikë”. Ai konfirmoi mospajtimin principial të autoriteteve të krahinës me veprimet e BE. Po përse nuk vëren vallë Sekretari i Përgjithshm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen në situatën e krijuar shkas për shqetësim dhe bile shpreh kënaqësinë e vet në lidhje me zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë? Përgjigjja ndaj kësaj pyetje, me sa duket nga të gjitha, fshihet në atë, se NATO që në fillim nuk shtronte si qëllim të vetin mbështetjen, garantimin e paqes dhe stabilitetit në krahinën e Kosovës. Aleanca Veriatlantike zgjidhte ndërkohë detyra krejtësisht të tjera në Kosovë. Këto ishin mbështetja e separatistëve shqiptarë, krijimi për ta i ushtrisë dhe policisë vetiake, ndërsa më kryesorja, mbulimi ushtarako-politik i pavarësisë kosovare, mendon Drejtorja e Qendrës për studimin e krizës bashkëkohore ballkanike të Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Elena Guskova: “Është tejet e vështirë të shmanget, të anashkalohet në problemin e njohjes së Kosovës Këshilli i Sigurimit i OKB-së, në të cilin Rusia dhe Kina zënë një pozitë unike. Bile edhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mund ta njohë Kosovën dhe ta pranojë atë në radhët e anëtarëve të OKB-së vetëm me pëlqimin e Këshillit të Sigurimit. Ndërsa, meqenëse puna qendron kështu, NATO do të vazhdojë atëhere të ruajë de-fakto ndikimin përcaktues në Kosovë, do të mbështesë separatistët kosovarë, por tashmë me shpenzime shumë më të pakta materialo-ushtarake.