Vendimi mbi ratifikimin e Kartës Sociale Europiane dëshmon mbi “gatishmërinë e Rusisë për mbështetjen e principeve dhe normave të Këshillit të Europës”, deklaroi Komisari i Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut Tomas Hammarberg, i cili mbërriti në Rusi me një vizitë një javore. Përgatitjet e gjata për realizimin e ratifikimit, sipas mendimit të Komisarit, bënë të mundur përshtatjen e ligjeve ruse me standartet europiane.