Dhjetra njerëz gjetën vdekjen si rezultat i një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi në veri të Afganistanit. U hodhën në erë cisternat me karburant kur pranë tyre ishte grumbulluar një numur i madh banorësh vendas. Sipas të dhënave të autoriteteve lokale, si shkak për këtë shpërthim mund të ketë shërbyer ndonjë goditje ajrore nga ana e forcave të NATO-s.