Michael Jackson u varros në “Forest Lawn” në periferi të Los-Angeles, në Glendale, njoftoi kompania televizive CNN. “Mbreti i pop muzikës” u nda nga jeta më 25 qershor në moshën 51 vjeçare. Ceremonia e varrimit ishte private dhe e mbyllur për shtypin. Në të merrnin pjesë i ati dhe të afërmit e Jackson-it. Kanalet televizive nuk trasmetuan fjalimet e mbajtura pranë varrit me kërkesë të familjes së artistit.