Sportistët rusë Svetllana Kuznecova, Maria Sharapova dhe Nikollai Davidenko korrën fitore të reja në Kampionatin e tenisit US Open të SHBA-s në New-York. Kuznecova me rezultatin e seteve 6:4, 6:2 fitoi ndaj Anastasia Sevastianovës nga Letonia. Sharapova mundi amerikanen Christina McHale me rezultatin 6:2, 6:1. Davidenko fitoi ndaj çekut Jan Gernih me rezultatin 6:4, 6:1, 6:2.