Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të mbetet kompakt, për ndryshe ai nuk do të jetë dot në gjendje të reagojë në mënyrë operative ndaj kërcënimeve që i kanosen paqes dhe sigurimit ndërkombëtar, deklaroi në mbledhjen jozyrtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për çështjen e reformimit të Këshillit Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë Kombeve të Bashkuara Vitali Çurkin. Sipas fjalëve të tij, numri i anëtarëve të Këshillit të zgjeruar nuk duhet ti tejkalojë kufijtë e arsyeshëm, të cilat ai i përcaktoi, si “pak më shumë se 20”. Në çdo rast zgjerimi të KS të OKB-së pa ndryshim duhet të mbeten prerogativat e anëtarëve të tij përhershëm aktualë, duke përfshirë këtu edhe të drejtën e vetos, mendon Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë.