Rusia është e gatshme të koordinojë ngushtësisht me Indinë përpjekjet në luftën kundër terrorizmit. Për këtë deklaroi Kryetari i shtetit rus Dimitri Medvediev në takimin e zhvilluar në Moskë me Presidentin e Indisë Pratibha Patil. Rreziku kërcënues terrorist përbën një problem jashtëzakonisht të madh për të dyja vendet, tha Medvediev.