Rusia nuk do të heqë dorë nga njohja e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Për këtë deklaroi Presidenti rus Dimitri Medveiev. Në mesazhet e veta drejtuar udhëheqësve të këtyre dy republikave, të cilat u shkëputën nga Gjeorgjia, ai theksoi, se vendimi i marrë nga Moska ka karakter përfundimtar dhe nuk i nënshtrohet rishikimit.