Foto RIA LajmetMinistri rus i ndërlidhjes dhe komunikacioneve masive premtoi, se sistemi i Internet-telefonisë “Skype” nuk do të ndalohet në Rusi. Ndërsa shërbimet speciale, si dhe më parë, do të mund të marrin akses në postën e qytetarëve vetëm me vendim gjykate. Kurse domeni i ri kombëtar “RF” do të duket tashmë që në muajin nëntor. Botimi “Rossijskaja gazeta” sqaroi, se qytetarët rusë i indinjon çmimi i lartë i Internet-shërbimeve, cilësia e keqe e ndërlidhjes, puna e ngadaltë e postës elektronike dhe shumë gjëra të tjera. Duke iu përgjigjur pyetjeve të përdoruesve të rrjetit Internet Kreu i ministrisë së komunikacioneve masive ndërmorri një fushatë të tërë reklame, duke u bërë thirrje të rinjve të zgjedhin profesionin që ka të bëjë me sferën e ndërlidhjes. Një numër i madh pyetjesh që iu drejtuan ministrit kishin të bënin me dekretin e këtij dikasteri, i cili reglamenton marrëdhëniet e postës dhe shërbimeve speciale gjatë zhvillimit të aktiviteteve operativo-kërkimore nga ana e tyre. Ministri konfirmoi edhe një herë, se shërbimet speciale mund të marrin akses në postën e qytetarëve vetëm me vendim gjyqësor. Gazeta “Vedomosti” vë në dukje, se në Rusi nuk do të ketë kufizime në lidhje me përdorimin e “Skype”. Përfaqësuesit e “Treshes së madhe” të operatorëve të realizimit të ndërlidhjes celulare siguruan, se nuk kanë ndërmend të ndjekin shembullin e disa kompanive të huaja e të bllokojnë Skype-trafikun. Por me këtë telefoni janë të lidhura problemet e sigurimit. Organet e ruajtjes së rendit të vendeve të ndryshme janë shprehur më se një herë mbi pamundësinë e përgjimit të bisedave në Skype. Rritja e trafikut zanor të pakontrolluar nga shteti do të provokojë në mënyrë të pashmangshme lindjen e preokupimit nga ana e shërbimeve speciale. Nga ana e vet gazeta “RBC Daily” përqendron vemendjen në venien në funksionim të domenit “RF”. Botimi vë në dukje, se pronarët e markave tregtare mund të regjistrojnë që më parë emrat e domenëve të tyre. Një e drejtë e tillë prioritare do tu jepet brendeve si një nga masat e drejtuara kundër ridhënies të tjerëve të të drejtave në domenin kombëtar të Federatës Ruse, i cili duhet të sigurojë adresimin në rrjetin Internet në gjuhën ruse - gjuhën shtetërore të Rusisë.