Foto RIA LajmetNë Moskë po zhvillohet Panairi i XXII-të Ndërkombëtar i librit. Në të marrin pjesë 55 shtete të huaja, ndër të tjera edhe vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP), të cilat hyjnë në Shoqatën e shpërndarësve të librave të shteteve të pavarura. Mbi atë se si punojnë ata në kushtet e krizës aktuale, ne na tregoi Drejtori administrator i Shoqatës Anatoli Gorbunov: “Shoqata jonë gati 2 vite më parë doli me propozimin për të aprovuar Deklaratën për mbështetjen e librit në nivel Komitetit Ekzekutiv të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Dy vjet diskutuan dhe u përpoqën të zgjidhin këtë problem. Në qoftë se ajo do të miratohet, kjo do të jetë një fitore, e cila siç ne shpresojmë, do të mund të ndihmojë për eliminimin e pengesave në rrugën e këmbimit të librave midis vendeve të BSHP-së”, u shpreh ai . Por si paraqitet situata aktuale në tregun rus të librit?: “Ne kemi ndjekur veprimtarinë e organizatave që merren me tregëtinë e librave gjatë periudhës janar-gusht. Në qoftë se do të flasim për dyqanet e mëdha dhe kompanitë, atëherë mund të thuhet se qarkullimi i mallrave të tyre ka mbetur në nivelin e vitit të kaluar. Gjysma e këtyre organizatave deklaroi mbi evidentimin e rritjes së tij. Por për forcë të asaj rrethane se librat u shtrenjtuan, ndodhi rënia e shitjeve në lidhje me sasinë e ekzemplarëve. Është edhe një tendencë tjetër që ne na shqetëson shumë-nënfleftësimi i rolit të librit nga ana e organeve pushtetore. Libraritë konsiderohen si kategori të sipërmarrjes së ulët dhe të mesme. Dhe në shumë qytete, gjatë plotësimit të ligjeve federale, u propozohet kolektivave të tyre që ti blejnë mjediset e marra në arendë. Ndërsa tek ne në Rusi, meqë ra fjala, po ashtu si dhe në vende të tjera të BSHP-së, numri i shtëpive botuese ka kohë që e ka tejkaluar numrin e librarive.