Foto RIA LajmetPër të bërë një jetë normale, një familjeje ruse i nevojiten mesatarisht 56 mijë rubla (më pak se 2 mijë $ amerikanë) në muaj, jo për ti siguruar vetes ndonjë lumturi e bollëk të madh, por që ti mjaftojë për bukë e sallamin. Për këtë shkruan botimi “Rossiskaja gazeta” me referim tek rezultatet e studimit të holldingut “Romir”. Ndërkohë, ekspertët e pavarur ngulin këmbë në atë, se shuma e paraqitur nuk i kap standartet europiane të cilësisë së jetesës. Në qoftë se do të marrim të dhënat e Shërbimit Federal të Statistikës, atëherë i bie, që të ardhurat e pjesës më të madhe të popullsisë së Rusisë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti të përbëjnë mesatarisht 37.5 mijë rubla në muaj për një familje prej tre vetash. Burrat janë më kërkues ndaj të ardhurave familjare, në një kohë ku gratë mund të kënaqen plotësisht me një shumë më të ulët. Numri i atyre që kanë nivel “mesatar” të ardhurash është tejet i ulët. Dhe këto 5-10 % të popullsisë praktikisht nuk llogariten asnjëherë në statistikën e atyre që zhvillojnë këto lloj studimesh. Kuptohet se para nuk ka asnjëherë shumë. Vërtet, sa më të larta të jenë të ardhurat e të të anketuarve, aq më i vogël është ndryshimi midis të ardhurave reale dhe atyre të dëshiruara, vë në dukje botimi “Rossiskaja gazeta”.


Komentimi i artikullit të ditës


1 mijë dollarë për 1 rus është shuma minimale e cila në ditën e sotme mund ti lejojë atij ta shtyjë me zor jetën “duke e shtrënguar fort rripin”. Ja konkluzioni i Presidentes së grupit këshillimor (consultig) “Sheshi i vjetër” Svetllana Kolosovaja: “Tani po vazhdon procesi i rivlerësimit të vlerave. Domethënë, diçka ishte grumbulluar në kohërat më të volitshme. Sasia e veshjeve, këpucëve, mobiljeve, paisjeve teknike mjafton për të mos provuar nevoja aktuale për ndërrimin e disa gjërave. Njerëzit arritën të përshtaten me mënyrën e re të jetesës. Tani njerëzit e kuptojnë fort mirë, se nevoja për të blerë diçka të re mund do të kërkojë kohë. Shuma 1 mijë dollarë për një person sot lejon të jetosh, si i thonë fjalës, “një me një”. Domethënë, kur ti nuk ke mundësi të vësh para mënjanë, por gjatë kësaj dhe nuk e kufizon si tepër veten. Por një shumë e tillë megjithatë është e pamjaftueshme për meremetimin e apartamentit, ndërrimin e makinës ose për të pushuar jashtë shtetit. Kjo është, sido që ta vërtitësh punën, jetë e kufizuar, me privime.