Foto Ria LajmetKurse tani i propozojmë vemendjes së vizitorëve të sajtit tonë komentin e vëzhguesit të “Zërit të Rusisë” Boris Tumanov. Autori shkruan: Duke marrë fjalën në ceremoninë përkujtimore kushtuar 70 vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Presidenti i Polonisë Lech Aleksander Kaczyski nuk tha as edhe një fjalë për ti dhënë hakun që meritojnë qindra ushtarëve sovjetikë, të cilët flijuan jetën e tyre për çlirimin e Polonisë nga nazistët. Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel nuk mënoi aspak tu kujtojë të pranishmëve mbi fatin e trishtueshëm të miliona gjermanëve, të cilët u dëbuan nga Silezia, nga Sudeti dhe Transilvania. Po atje, në Gdansk, Vladimir Putin e quajti “amorale” aleancën midis Gjermanisë naziste dhe Bashkimit Sovjetik stalinian. Ai pranoi hapur, se masakra, kasaphana në Katyn ishte krim i regjimit totalitar. Përveç kësaj, ai shprehu mendimin, se Marrëveshjet e fshehta të Mynihut ishin, mund të thuhet, ndër faktorët kryesorë që inkurajuan, nxitën agresionin e Hitlerit. Por në qoftë se do të lexohen e të dëgjohen komentet e mjeteve europiane të informimit masiv, mund të arrihet në konkluzionin, se zoti Putin e zhgënjeu Europën. Bile më tepër se kaq, të krijohet përshtypja nga të gjitha këto, sikur ceremonia përkujtimore në Westerplatte u organizua me qëllim të të qenurit të pranishëm gjatë pendesës publike të brezit të tanishëm të rusëve, i cili, nuk ka, megjithatë, asgjë të përbashkët me regjimin stalinian dhe nuk mban kurrëfarë përgjegjësie për krimet e tij të shëmtuara, monstruoze. Unë, personalisht, nuk kam ndërmend të shfaq kurrëfarë pendese. Dhe jo për vetë faktin se unë gjej ndonjë justifikim sado të vogël për regjimin komunist. Jo për arsyen se nuk më dhimbsen viktimat e tij, qofshin këta rusë, polakë, hungarezë apo lituanezë. Por, thjesht, se unë nuk e ndjej veten fajtor, përgjegjës për tmerret e regjimit stalinist po ashtu si dhe francezët, britanikët apo gjermanët e sotëm që nuk mbajnë përgjegjësi për sjelljen, veprimet e Edouard Daladier, Henri Petain, Arthur Chamberlai apo Hitlerit, ose për pozitën e atyre politikanëve europianë që vërenin pa e çarë kokën fare se si Gjermania hitleriane shkelte në mënyrë demonstrative pikat ushtarake të Traktatit të Versajës (The Versailles Treaty). A nuk do të ishte vallë më mirë të ndërmerrnim përpjekjen për të kuptuar më në fund njëri-tjetrin? Më besoni, kjo nuk është dhe aq e vështirë…, konkludon vëzhguesi i “Zërit të Rusisë” Boris Tumanov.