Orthodhoksit, myslimanët dhe judaistët e Rusisë po luten sot për shpirtrat e viktimave të aktit terroristik që u krye 5 vite më parë në qytetin osetinianoverior Beslan. Në Moskë në një nga tempujt orthodhoksë, me bekimin e Patriarkut Kirill, do të zhvillohet një liturgji përshpirtjeje për ta. Në të do të marrin pjesë përfaqësuesit e diasporës osetiniane, veprimtarë shoqërorë dhe politikë rusë. Shërbesa përshpirtjeje do të kryhen edhe në të gjitha xhamitë e vendit.