Marinarët rusë të anijes “Magdalena”, e cila është ankoruar në limanin e Dubait të Emiratave të Bashkuara Arabe (EBA), u ndodhën në gjendje të mjerueshme dhe iu drejtuan për ndihmë Federatës Ndërkombëtare të punëtorëve të transportit që ndodhet në Vladivostok. Marinarët deklaruan se atyre iu mbaroi uji, se po u mbarohen edhe produktet ushqimore e karburanti, por pronari gjerman i anijes refuzon ti furnizojë sërish ata dhe bile as që nuk u përgjigjet fare kërkesave të ekuipazhit.