Varrimi i “mbretit të pop muzikës” Michael Jackson do të bëhet të enjten në varrezën “Forest Lawn” në periferi të Los-Angeles, në Glendale. Në ceremoninë e mbyllur për publikun e gjerë do të lejohen të marrin pjesë vetëm anëtarët e familjes së këngëtarit dhe disa përfaqësues të shtypit.