Televizioni Qendror i Kinës (TQK) më 10 shtator do të fillojë transmetimin e vet në gjuhën ruse. Siç deklaroi në Pekin Nën-presidenti Çzhan Çanmin, detyrë kryesore e këtij kanali televiziv është përforcimi i mirëkuptimit reciprok, bashkëpunimit dhe këmbimit të mendimeve midis Kinës dhe vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, si dhe me vendet e tjera rusishtfolëse.