Për herë të parë në Suedi u zhvillua koncerti Mbarëbotëror i Orkestrës së botës nën drejtimin e dirigjentit rus Valeri Gergiev. Në këtë koncert mori pjesë princesha trashëgimtare e Suedisë Viktoria. Ansambli, i përfaqësuar nga muzikantët e 70 orkestrave të 40 vendeve të ndryshme, ekzekutoi pjesën “Preludi i paqes” të kompozitorit polak Kshishtof Penderecki dhe Simfoninë e V-të të Gustav Malerit.