foto RIA LajmetA mund ta kishin menduar vallë shkencëtarët e Universitetit Kalifornian 40 vjet më parë, kur po vëzhgonin, po ndiqnin më 2 shtator këmbimin e parë ndërkopjuterik të informacionit, se po kryejnë një hop teknologjik të paparë? Pikërisht atëhere dhe lindi hapësira, e cila më vonë u zgjerua tej mase dhe u shndërrua në rrjet komunikues mbarëbotëror. 20 vite nga të 40-at e ekzistencës së vet Interneti po përvetëson hapësirat e pamata të Rusisë falë një grupi programistësh të rinj entuziastë, të cilët blenë një parti modemësh dhe përhapën rrjetin e parë në territoret e Bashkimit Sovjetik. Deri në mesin e viteve 1990-të Interneti në Rusi ishte dukuri elitare, mund të thuhet. Pikërisht prandaj gjatë kohës së konfrontimit civil midis ithtarëve të demokracisë dhe atyre të sistemit të vjetër sovjetik, të cilit i kishte kaluar tashmë koha, në gusht të vitit 1991 ai u bë i vetmi kanal informativ, që shpëtoi nga fushëpamja e kontrollit të kundërshtarëve të Rusisë së re. Interneti në Rusi filloi të zhvillohet me hapa shumë të shpejtë në epokën e re të formimit të ekonomisë kreative. Ai ndryshoi vetë vendin dhe perceptimin tek qytetarët rusë të botës që i rrethonte jo më pak se sa në kohën e vet telefoni apo televizioni. Gjeti vendin e tij në këtë rrjet edhe radiostacioni “Zëri i Rusisë”, shprehet me bindje të plotë Kryeredaktori i Internet-transmetimit Jarosllav Ogniev: “Me rastin e jubileut të Radiotransmetimit për vendet e botës në gjuhë të huaja, ndërsa ne kremtojmë këtë vit 80 vjetorin tonë, ne planifikojmë të ndryshojmë plotësisht resursin aparencial, të jashtëm të sajtit, strukturën e paraqitjes së përmbajtjes dhe do të përforcojmë “prezencën” e vizitorëve në sajt. Ne kemi ndërmend ta bëjmë atë më interaktiv dhe më mikpritës për lexuesin, i cili do të ketë mundësi të njihet jo vetëm me produktin në formatin audio, video dhe tekstual, por edhe ta diskutojë atë, si dhe të propozojë variantet, idetë e veta përkatësisht përmbajtjes përdoruese. Anët e dobishme të rrjetit Internet dolën operativisht të kërkuara në struktura të ndryshme shoqërore. Në veçanti, në këtë vit të ri shkollor të gjitha shkollat e arsimit të përgjithshëm janë siguruar plotësisht me Internet-kanale. Pas tyre radhën e kanë shtëpitë e fëmijës dhe internatet (konviktet). Realizimi në jetë i këtyre projekteve është marrë nën kontroll personal nga vetë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev: “Aksesi në Internet është tej mase i rëndësishëm edhe për nga pikëpamja teknike, edhe ajo materiale, - shprehet me bindje të plotë ai. - Një rëndësi, domethënie të madhe në vendin tonë ka sistemi i arsimimit të përgjithshëm dhe profesional të drejtuar në distancë, në largësi. Ai u jep mundësi të mësojnë njerëzve me mundësi të kufizuara (invalidëve) si dhe njerëzve me nivel jo të lartë të ardhurash. Ai, thjesht, i ndihmon ata për të gjetur vendin e tyre në jetë, p.sh., punë”, thotë Dimitri Medvediev.