Situata aktuale në sferën e sigurimit në Kosovë i lejon NATO-s të reduktojë efektivin e kontingjentit të vet, pavarësisht nga incidentet që vazhdojnë të ndodhin në krahinë, për shembull, përplasja e paradokohshme midis shqiptarëve kosovarë dhe serbëve, deklaroi në konferëncën për shtyp mbajtur në Bruksel Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen. Sipas fjalëve të tij, duke filluar që nga viti 2010 NATO planifikon të reduktojë numrin e ushtarakëve të vet në Kosovë nga 15 mijë deri në 10 mijë veta. Ndërkohë që situata në veri të Kosovës vazhdon të mbetet mjaft e tensionuar.