MPJ e Rusisë i dorëzoi Kishës Orthodhokse Ruse (KOR) vlerat që i ishin vjedhur asaj. Siç njoftoi në ceremoninë përkatëse në Moskë Hetuesi për çështjet veçanërisht të rëndësishme Aleksandër Shadrin, në periudhën gusht-shtator të vitit të kaluar në Moskë dhe në një sërë qarqesh të vendit nga bashkëpunëtorët e ruajtjes së rendit u gjetën 150 ikona me vlerë të madhe dhe sende e objekte të tjera të shërbimit kishtar, të cilat po përgatiteshin për tu nisur në SHBA-s. Të gjitha këto sende ishin grabitur nga kisha të ndryshme gjatë disa viteve me radhë dhe dërgoheshin në qarkun e Vladimirskut. Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill, i cili mori pjesë në ceremoninë në fjalë, theksoi rëndësinë e kthimit të vlerave që u janë grabitur kishave në kohëra të ndryshme.