Dimitri Medvediev dhe Aleksei Gollovanjin  foto RIA LajmetOmbudsmani i mbrojtjes së të drejtave të fëmijës i Moskës Aleksei Gollovanj, i cili e humbi këtë status të vetin me iniciativën e përfaqësuesve kryeqytetas të Partisë drejtuese “Rusia Unike”, që këtej e tutje do të mbrojë të drejtat e adoleshentëve rusë në nivel federal. Siç shkruan botimi “Vremia novostei”, Kryetari i shtetit nënshkroi dekretin mbi venien në funksionim të postit të të ngarkuarit me plotfuqishmëritë e mbrojtësit të të drejtave të fëmijës pranë Presidentit dhe caktoi në këtë detyrë zotin Gollovin. Presidenti vuri në dukje, se mbrojtja e të drejtave të fëmijës është një punë e ndërlikuar, e vështirë, se ajo kërkon një përkushtim të madh shpirtëror. Ajo është e pamundur të plotësohet formalisht dhe në të njëjtën kohë kërkon shumë energji gjatë mbrojtjes së interesave të fëmijës në ato raste, kur shteti e quan të domosdoshme ti japë atij një mbrojtje më të qenësishme. Duhet thënë këtu, se deri në konfirmimin përfundimtar të kandidaturës së ombudsman-it moskovit (ndërsa ky proces mund të zgjasë deri në fund të shtatorit), ai do të vazhdojë të plotësojë detyrat e veta. Por në nivel federal, sipas mendimit të tij, mbrojtësit të të drejtave të fëmijës do ti duhet të merret me çështje sistemore. Në veçanti, siç vë në dukje gazeta “Vremia novostei”, dekreti i Presidentit parashikon krijimin e degëve rajonale të mbrojtjes së të drejtave të fëmijës.

 
Komentimi i artikullit të ditës


Kreu i Fondit “Të drejtat e fëmijës” Boris Altshuler shpreson shumë në atë, se tani në Rusi do të duket, më në fund, sistemi bashkëkohor i mbrojtjes së fëmijërisë: “Detyra, posti i ombudsman-it të fëmijëve është tejet aktual, por ne shpresat tona i lidhim, në radhë të parë, me atë fakt se Aleksei Gollovanj, si personalitet, njeri zëmërdhemshur, jo indiferent, i cili e kupton për mrekulli gjithë kompleksin e probleme, do të ngrejë për zgjidhje pikërisht ato çështje e probleme të shtruara më parë nga Presidenti. Është e domosdoshme të ndërtohet një sistem bashkëkohor i mbrojtjes së fëmijërisë. Ai i duhet shumë Rusisë. Kurse posti, detyra e vëzhguesit, monitorizuesit, që po krijohet tani, është hapi i parë drejt krijimit të një sistemi të tillë ekzekutiv. Presidenti arriti të kuptojë ashtu siç duhet gjithçka që ka të bëjë me këtë problem, ai mori një vendim plotësisht të drejtë. Ne, mbrojtësit e të drejtave të njeriut, jemi shumë të kënaqur me këtë”, thotë Boris Altshuler.