Foto RIA LajmetMinistri rus i financave Aleksei Kudrin përmirësoi parashikimin ekonomik për vitin e ardhshëm dhe rishikoi projektin e buxhetit. Siç shkruan botimi “Rossiskaja gazeta”, pritet që ekonomia ruse të rritet jo me 1 %, siç thuhej më parë, por me 1.5 % ose bile dhe me 3 %. Rrjedhimisht do të rriten edhe të ardhurat e buxhetit. Duke u referuar tek parashikimi i rinovuar, Kudrin i propozoi qeverisë të heqë dorë nga rritja e financimit buxhetor të masave antikrizë. Kudrin është më se i bindur se aktualisht financimi i ekonomisë është i mjaftueshëm.


***


Dega moskovite e Partisë Komuniste parashikon organizimin e mitingjeve dhe rrebelimeve antiqeveritare në kryeqytet, për shpërndarjen e të cilave do të përdoren trupat e MPB dhe milicia. Botimi “Nezavisimaja gazeta” shkruan, se pikërisht me pritjen e trazirave të mundshme komunistët i lidhin stërvitjet taktike që përfunduan pak ditë më parë në Moskë të njërit prej divizioneve të trupave të brendshme. Sipas formulimit zyrtar, ushtarakët përpunuan detyrat që kanë të bëjnë me “kundërveprimin ndaj terrorizmit, parandalimin e trazirave masive, pjesëmarrjen në likuidimin e pasojave të avarive teknogjene dhe ekologjike. Ndër të tjera, këto detyra ata do të jenë të gatshëm ti zgjidhin gjatë aktiviteteve të pritshme kushtuar festimit të Ditës së Qytetit në kryeqytetin rus”. Ndërsa përfaqësuesi i komunistëve mendon, se eksperienca e stërvitjeve të tilla do të nevojitet për shpërndarjen e mitingjeve antiqeveritare dhe rrebelimeve të lidhura me grevat e urisë.


***


Botimi “Novie Izvestia” njofton mbi arrestimin e Kryebashkiakut të njërit prej qyteteve periferike të Moskës. Ky nëpunës u ndalua gjatë marrjes së ryshfetit me shumë prej 3.5 milionë rubla. Atë e kërcënon dënimi me gati 12 vjet heqje lirie. Viktima kryesore të fushatës së deklaruar antikorrupsion bëhen, kryesisht, nëpunësit e dorës së tretë. Gjatë kësaj, sipas të dhënave të milicisë, shuma mesatare e ryshfeteve përbën 700-800 $ e llogaritur me kursin e rublës. Ekspertët konfirmojnë se kjo është shkalla më e ulët dhe se korrupsioni i vërtetë llogaritet me miliona dollarë.