Foto RIA LajmetMë shumë se 50 vende të botës do të marrin pjesë në aksionin humanitar ndërkombëtar për grumbullimin e librave për Bibliotekën Kombëtare të Chinvalit, që u shkatërrua gjatë kohës së agresionit gjeorgjian në verë të vitit të kaluar. Pika e pranimit të librave është ngritur në Ekspozitën e XXII-të ndërkombëtare-panair të Librit në Moskë. Osetia e Jugut për herë të parë po paraqet prodhimin e vet tipografik në forumin më të madh të librit në Rusi. Stenda e saj nuk është shumë e madhe, gjithësej disa dhjetra libra, por për shtetin e ri është shumë e rëndësishme që të deklarojë mbi veten në njërin nga forumet më të mëdhenj botëror të shtëpive botuese. Midis debutantëve të panairit të Moskës është gjithashtu edhe Irani, kurse e ftuara e nderit këtë vit në të u bë India. Bullgaria do të marrë pjesë në këtë panair si “eksponente qendrore”, një status i tillë u aprovua për herë të parë këtë vit. Ja se çfarë tha Drejtori i Ekspozitës ndërkombëtare-panair të Librit në Moskë Nikollai Afanasiev: “Pavarësisht nga kriza, nga kohërat e vështira që po përjetojmë, panairi po vjen duke u zgjeruar akoma dhe më shumë, deklaroi Nikollai Afanasiev. Ai zë një sipërfaqe prej 24 mijë metra katrore vetëm në tre sektorë të pavjonit. Domethënë, Ekspozita e tanishme panair është shumë më e madhe se sa ajo e vitit të kaluar. Ndërkaq, në një shesh të madh ka nisur shitja aktive e librave nën qiell të hapur. Këtë vit botuesit kanë arenduar më shumë vende për shitjen e librave, në mënyrë që falë kësaj të rregullojnë gjendjen e tyre financiare. Edhe vetë blerësit kanë leverdi nga kjo. Ata mund ta blejnë një libër me çmimin e shtëpive botuese, pa mbishtesë tarifore”, bëri të ditur Nikollai Afanasiev. Ka shumë të ngjarë që në panain e tanishëm të gjejë zgjidhje edhe konfrontimi i viteve të fundit: libri tipografik kundër atij elektronik. Librave në formatin Digital iu caktuan një hapësirë e veçantë, ku vepron salla elektronike e leximit, ku diskutohen çështjet e ekzistencës së librave në Internet dhe problemet e të drejtave autoriale. Këtu vizitorët “e përparuar” mund ta realizojnë librin tipografik në format elektronik, kurse për preferuesit e botimeve tipografike, libri elektronik në moment mund të shndërrohet në një vëllim plotësisht të vlefshëm prej letre.