foto RIA LajmetNjoftimi i botimit polak “Gazeta Wyborcza” mbi atë, se administrata e re amerikane tashmë vendosi të heqë dorë nga dislokimi i objekteve të sistemit të mbrojtjes antiraket (MAR) në territoret e Çekisë dhe Polonisë dhe se vetëm po pret rastin e volitshëm për të deklaruar mbi këtë, shkaktoi një jehonë, rezonancë të madhe në vendet ballkanike. Sepse gazeta polake me referim tek fjalët e Presidentit të organizatës shoqërore amerikane “Aleanca në mbështetje të MAR) Riki Ellison konfirmon, se Shtëpia e Bardhë nuk heq dorë nga realizimi i programit të MAR, por vetëm se tani, si i thonë fjalës, “preferon ti vendosë raketat kapëse në anije si dhe në bazat e veta në territoret e Izraelit, Turqisë dhe, ndoshta, në ndonjë vend në Ballkan”. Mbi atë se ç’rol mund të luajë rajoni ballkanik në rast ndryshimi të planeve amerikane në lidhje me MAR, përsiat vëzhguesi ynë, kandidati i shkencave historike Pjotër Iskenderov. Analizimi i raportit të forcave në Ballkan lejon të presupozohet, se “aerodrom rezervë ballkanik” për MAR të SHBA-s mund të bëhet Kosova. Si konfirmim i asaj, se pikërisht Kosova mund të bëhet strehëzë për MAR të SHBA-s mund të dëshmojë edhe fakti i transformimit mjaft domethënës të prezencës ushtarake natoviane në këtë krahinë, vë në dukje Shefi i degës së historisë së popujve sllavë të Europës Juglindore në kohën e re të Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksandër Karasjov: “Përfaqësuesit e NATO-s deklaruan sërish se do të vazhdojnë të mbajnë çdo gjë nën kontroll në Kosovë. Tingëlluan edhe deklaratat e diplomacisë amerikane mbi atë, se nuk do ti lejojnë askujt që të minojë kauzën tejet të rëndësishme të pavarësisë kosovare. Në këtë rast vendosja e sistemit amerikan të MAR në territorin e Kosovës do të shërbejë si garancia më e mirë për pandryshueshmërinë e mbështetjes së separatistëve shqiptarë kosovarë nga ana e Perëndimit. Ndoshta këtë skenar dhe mbajnë aktualisht në mendje SHBA-s dhe NATO.