Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin kryeson rejtingun e nëpunësve, të cilët, sipas mendimit të qytetarëve rusë, lufton në mënyrë më aktive se gjithë të tjerët me krizën ekonomike në vend, shkruan gazeta “RBC Daily”. Të anketuarve iu propozua që të zgjidhnin ndër 10 personat e paraqitur gjithësej. Vendin e fundit në këtë rejting e zuri Kreu i Ministrisë së industrisë dhe tregtisë Viktor Hristenko. Presidenti Dimitri Medvediev u rendit në vendin e dytë në këtë rejting.