Në ishullin Lido po hapet Festivali i 66-të Kinematografik Venecian. Në programin kryesor, bazë të këtij konkursi marrin pjesë 24 filma. Filmat artistikë dhe dokumentarë rusë do të paraqiten në nominacionin special “Horizontet”. Në jurinë e këtij konkursi hyn edhe regjizori rus Sergei Bodrov, ndërsa e kryeson atë për të dytën herë radhasi fituesi i çmimit “Oskar” dhe laureati i “Luanit të artë” Eng Li nga Tajvani.