“Rrjeti mbi rrjetet”-Interneti, mbush plot 40 vjet të ekzistencës së vet. Pikërisht më 2 shtator të vitit 1969 shkencëtarët në laboratorin e Universitetit të Kalifornisë në Los-Angeles vëzhguan një proces të paparë kurrë ndonjëherë më parë: dy kompjutera shkëmbyen me njëri tjetrin të dhëna në formë teksti pa kurrfarë kuptimi nëpërmjet një kablli në ngjyrë gri me gjatësi tre metra. Sot është e vështirë të përfytyrosh punën efektive ose jetën bashkëkohore komforte pa Internetin.