Politika konkurrente aktive është faktor i rëndësishëm për kapërcimin e krizës financiare botërore. Për këtë flitet në komunikatën e përbashkët të miratuar në konferencën ndërkombëtare për konkurrencën që u zhvillua nën drejtimin e BRIK-ut (organizatë kjo ky hyjnë Brazili, Rusia, India dhe Kina) në Kazan. Kryetari i Shërbimit Antimonopol të Rusisë Igor Artemiev njoftoi, se pjesëmarrësit e saj arritën në marrëveshje për krijimin e grupeve të përbashkëta të punës për ushtrimin e kontrollit ndaj blerjeve me porosi shtetërore.