Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin e quan të domosdoshëm analizimin e shkaqeve të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, me qëllim që ajo të mos përsëritet kurrë më në të ardhmen. Në negociatat e zhvilluara me homologun e vet polak Donald Tusk në Sopot në të njëjtën kohë ai tha, se shkaqet e kësaj tragjedie duhet ti sqarojnë historianët, kurse marrëdhëniet dypalëshe duhet të avancojnë përpara.