foto RIA LajmetMë 1 shtator, në Ditën e Njohurive, Biblioteka Presidenciale me emër të Boris Elcinit në Shën Peterburg priti lexuesit e vet të parë. Atë mund ta vizitojnë të gjithë ata që dëshirojnë, ajo është e hapur për shkencëtarët dhe specialistët e profesioneve të ndryshme, aspirantët dhe studentët, si dhe për lexuesit e thjeshtë. Kjo Bibliotekë destinohet të bëhet qendër ndërlidhëse për bibliotekat e gjithë vendit. Gradualisht do të ndërtohen filialet e saj në të gjitha rajonet e Rusisë, të cilat bashkohen në rrjetin unik informativ. Biblioteka e re nuk ka analog në botë përkatësisht pajisjes së vet teknologjike multimediatike. Sipas fjalëve të zotëruesit të librezës së lexuesit №1, Dimitri Medvediev, misioni i Bibliotekës Presidenciale konsiston në atë që të bëhet një burim i ri i kulturës kombëtare të Rusisë: “Unë shpresoj shumë se Biblioteka në një kohë të afërt do të shndërrohet në një portal informativ shumë të madh botëror. Sepse vlera e paçmuar e kësaj biblioteke do të konsistojë, sipas mendimit tim, pikërisht në atë se në çdo moment, nga çdo kënd i vendit tonë të madh, po ashtu si dhe nga çdo vend tjetër me të cilin ekziston lidhja me anë të Internetit, do të jetë e mundur të hyhet në këtë bibliotekë dhe të përdoren fondet e saj. Kjo është më kryesorja”, theksoi Dimitri Medvediev. Biblioteka Presidenciale përmban një koleksion unikal librash, atllase të rrallë, harta, albume, materiale dorëshkrimore në gjuhën ruse dhe në gjuhë të ndryshme europiane. Por pasuria më kryesore e saj janë arkivat elektronike të ruajtjes së materialeve, të cilat sot numërojnë 50 milionë file.