foto RIA LajmetBotimi “Rossijskaja gazeta” njofton mbi hyrjen në fuqi të rregullores administrative të MPB, e cila përshkruan me imtësi rregullat dhe veprimet e bashkëpunëtorëve të inspektimit rrugor. Tani këta inspektorë janë të detyruar të jenë më të sjellshëm dhe më taktikë. Por në qoftë se brenda patentës së ndonjë shoferi janë futur lekë, është e domosdoshme që ato ti kthehen mbrapsh atij. Një lajm i rëndësishëm pozitiv që ka të bëjë me dokumentin e ri në fjalë është ai, se në të janë fiksuar fare qartë e drejta e drejtuesit të automjetit për të filmuar me videokamerë vendin e shkeljes së rregullit apo aksidentit si dhe procedura e përpilimit të dokumenteve përkatëse. Vërtet, me përjashtim të tre rasteve, kur në fushëpamjen e objektivit të kamerës mund të ndodhet ndonjë objekt, i cili është i ndaluar të filmohet.


***


Gjatë një viti e gjysëm të afërt punonjësit rusë të sferës së bujqësisë mund të marrin mangët disa miliardë dollarë për shkak të rënies së çmimeve në tregun botëror të grurit. Siç thekson botimi “Nezavisimaja gazeta”, kjo gjë e bën eksportin e drithit akoma dhe më pak fitimprurës. Çmimet botërore për këtë mall po bien me ritme më të shpejta, se sa ato ruse. Për këtë arsye, kompanitë e prodhimit të drithërave humbasin para të mëdha. Gjatë vitit të fundit çmimet ranë përafërsisht dy herë e gjysëm. Në shtator vëllimet e eksportit të drithit rus me vështirësi do ti kalojnë të dy milionë tonët. Dhe kjo shifër kundrejt tre milionëve, që u eksportuan në shtator të vitit të kaluar.


***


Kinezët do të ndërtojnë në gjithë Rusinë shumë depo dhe qendra të reja tregtare. Siç shkruan gazeta “Novie Izvestia”, rrjeti i komplekseve tregtare planifikohet të ndërtohet në gjithë rrugën e qarkullimit të mallrave nga Kina për në Europë, me pika mbështetjeje në qytetet më të mëdha ruse. Çështja që ka të bëjë me fatin e tregtarëve kinezë të cilët mbetën pa punë në lidhje me mbylljen e tregut të madh Çerkizovskij në Moskë, papritur doli në nivel të lartë ndërkombëtar. Pala kineze u bëri thirrje autoriteteve ruse për tu dhënë mbështetje ligjore shtetasve kinezë që mbetën pa punë aktualisht në territorin e saj.