Kompania ruse AvtoVAZ, një nga prodhueset më të mëdha të automobilave të lehtë në Rusi dhe në Europën Lindore, i dha start prodhimit në konvejer duke filluar në këtë mënyrë punën pas “pushimeve verore”, të cilat vazhduan gjatë gjithë muajit gusht. Prodhimi i automobilave u ndalua me qëllim të përshtatjes së vëllimeve të prodhimit në përputhje me kërkesën në treg.