70 vjet më parë, më 1 shtator të vitit 1939, me sulmin e Gjermanisë fashiste mbi Poloninë filloi Lufta e Dytë Botërore. Konflikti i armatosur midis dy koalicioneve ushtarako-politike botërore, i cili përfundoi vetëm në vitin 1945, u bë një ndër konfrontimet më të mëdha në historinë e njerëzimit. Në veprimet luftarake u tërhoqën 61 shtete. Sipas vlerësimeve të ndryshme në to gjetën vdekjen deri në 70 milionë veta. Një nga përfundimet më të rëndësishme të luftës u bë shpartallimi i koalicionit fashist, duke përfshirë Gjermaninë dhe Japoninë.