Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin ishte i pranishëm në kohën e stërvitjes së hokeistëve të skuardrën përfaqësuese ruse, e cila aktualisht po përgatitet intensivisht për pjesëmarrjen në Lojrat Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në vitin 2010 në Vankuver të Kanadasë. Në stadiumin e lojrave në akull të Moskës Kryeministri zgjodhi për tu ulur një vend midis fëmijëve-lojtarë të klubeve të hokeit të juniorëve dhe të fëmijëve. Ai u la autografe atyre në bluzat dhe kasketat dhe doli me ta në fotografi.