Kështjella e famshme jo vetëm në Rumani, por dhe në mbarë Europën-Bran, e njohur në të gjithë udhërrëfyesit si “Kështjella e kontit Drakula”, mund të përjashtohet nga lista e itinerareve turistike rumune. Hyrja në të është kufizuar gjithësej vetëm me dy ditë në javë, ndërsa pagesa për vizitimin e saj, fotografimin dhe xhirimin e ambjenteve është rritur në mënyrë të qenësishme. Si shkak kryesor për kufizimin e aksesit të turistëve dhe vizitorëve në “Kështjellën e Drakulës” shërbeu kthimi në të i të zotërve të mëparshëm, përfaqësuesve të dinastisë së Habsburgëve, të cilët e ndërtuan atë me paratë e veta në shekullin e XV-të. Pasi morën në duart e veta zotërimin e saj, pronarët e rinj vendosën rregullat e tyre, të drejtuara, kryesisht, për fitimin e të ardhurave nga vizitat e turistëve, duke rritur gjatë kësaj në mënyrë të konsiderueshme çmimet e ekskursioneve dhe duke kufizuar kohën e tyre.


***


Specialistët e departamentit të trashëgimisë së nënujshme të Institutit të Arkeologjisë të Akademisë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës gjetën në fundin e Detit të Zi, 9 kilometra larg Jaltës, një anije të ruajtur për mrekulli të shekullit të XVIII me pllaka mermeri në bord. Sipas fjalëve të arkeologëve të nënujshëm, pllakat e mermerit mund të destinoheshin për ndërtimin e të ashtuquajturës Folezë e Dallëndyshes ose Pallatit të Libadijskut. Ka të ngjarë që anija të jetë fundosur për shkak të përballimit me ndonjë stuhi të fuqishme.


***


Dita më e rëndë për Internetin quhet e hëna. Faqet e firmave dhe organizatave të ndryshme më shpesh nuk mund të hapen pikërisht të hënave në mëngjes. Sido që të jetë në të vërtetë, një rregullsi e tillë është vënë re në Angli. E shpjegojnë atë me faktin, se programistëve, të cilët përgjigjen për mirëmbajtjen dhe rinovimin e sajteve, gjatë ditëve të pushimit të fundjavës u vijnë në mendje ide të reja, ndërsa kur vijnë të hënën në mëngjes në punë ata fillojnë të provojnë idetë e reja që u janë grumbulluar në kokë në sajtin e vet dhe në këtë mënyrë i prishin ato.