Në prag të 1 Shtatorit shkollat u gjendën të pa përgatitura për të përballuar lëndët e reja dhe plot dinakëri të tjera. Siç shkruan botimi “Русский Newsweek” (“Newsweek-u rus”), gjatë periudhës së verës nëpunësit federalë dhe ata të administratave lokale sajua kaq e kaq shumë gjera, sa që mësuesit, duke u ndodhur të befasuar nga të gjitha këto, nuk e dinë se në ç’mënyrë ti realizojnë ato në jetë. Se çfarë do tu mësojnë këtë vit dhe në ç’mënyrë nxënësve tani për tani nuk po e kupton dot askush. Debatet më të bujshme po zhvillohen rreth edukimit fetaro-moral të nxënësve. Deri tani dihet vetëm ajo, se nxënësit do të kenë mundësi të zgjedhin midis “Bazave të fesë”, “Bazave të etiketës laike” apo bazave të ndonjë feje të veçantë. Dhe se këto lëndë atyre do t’ua japin mësuesit dhe jo teologët fetarë. Por as tekste mësimore, as plane të orëve të mësimit në lidhje me këto lëndë tani për tani nuk ka dhe akoma nuk kanë filluar ti shkruajnë. Nuk arritën mësuesit të mendojnë se si t’ia dalin punës mbanë me mësimdhënien e bazave të fesë, kur atyre iu bënë edhe një mori e tërë propozimesh të reja. Në Moskë Bashkia e qytetit propozon që të futen në programin mësimor orët e perceptimit të tolerancës dhe arsimimit mediatik. Nën fjalën tolerancë nënkuptohet durimi ndërnacional, ndërsa nën fjalën arsimim mediatik-zhvillimi i kurseve në lidhje me punën mbi shtypin: se si të vlerësohen lajmet dhe si të lexohen gazetat. Në rajone të tjera u morr vendimi që nxënësve tu mësohen shprehitë praktike të luftës kundër korrupsionit. Atyre do tu shpjegojnë se dhënia dhe marrja e ryshfeteve janë veprime aspak të drejta. As në Bashkimin Sovjetik, as në Rusi nuk ka patur argumentim shkencor të programit shkollor. Rrjedhimisht, nuk ekziston dhe kurrëfarë sistemi i futjes në të të lëndëve të reja, nuk ka akte normatovo-ligjore që të përshkruajnë një rregull të tillë. Çfarë të të shkrepet në kokë, atë dhe vë në orar.


Komentimi i artikullit të ditës


Psikologia Svetllana Shishkova shprehet mbi hollësitë, stërhollimet në arsimimin e fëmijëve bashkëkohorë: “Kanë ndryshuar kushtet e mësimit të nxënësve. Tani procesi drejtohet për atë, që nxënësit të mësojnë se si të asimilojnë arsimimin. Kurse në kohërat sovjetke ndiqej drejtimi që nxënësit të zotëronin dituri, shprehi dhe praktikë. Por fëmijët adaptohen shumë shpejt me ndryshimet. P.sh., po ai Provim Unik Shtetëror në një sërë rastesh për nxënësit kalon shumë më qetë se sa për prindërit e tyre. Dhe, në tërësi, për minimizimin e stresit gjatë periudhës së procesit të marrjes së arsimit duhet të shfrytëzohet më aktivisht qendrimi individual. Në krye të sofrës, si i thonë fjalës, duhet të vihet të qenurit e suksesshëm në jetë. Sepse përparimi në mësime është vetëm një pjesë e suksesit të përgjithshëm. Ky qendrim është tejet e rëndësishme të rrënjoset, të ngulitet në mendjet e nxënësve pikërisht që në shkollën fillore.