Europa duhet të bashkëveprojë shumë më aktivisht dhe ti vërë veshin Rusisë në çështjen që ka të bëjë me ndërtimin e sistemit të ri të sigurimit europian, mendojnë pjesëmarësit e “tryezës së rrumbullakët”, e cila u organizua në kuadrin e “Forumit strategjik Bled” që po zhvillohet në Slloveni. Sipas mendimit të shumicës dërrmuese të tyre, në Europë janë krijuar tashmë dhe funksionojnë strukturat e domosdoshme për zhvillimin e suksesshëm të një bashkëpunimi të tillë.