Udhëheqja e Partisë opozitare Demokratike të Japonisë, e cila fitoi në zgjedhjet e gjithëmbarshme në vend, filloi konsultimet për krijimin e koalicionit të ri të qeverisë në krye me Liderin e saj Jukio Hatojama. Tani për tani diskutimet po zhvillohen brenda për brenda vetë partisë, në të cilat po përcaktohen kandidaturat për në postet kryesore të kabinetit të ministrave.