Gajdexhinjtë nga Skocia dhe murgjit e Shaolinit së bashku me kolektivat më të mira muzikore të veglave frymore nga 9 vende të botës do të parakalojnë si një orkestër e përbashkët nëpër Sheshin e Kuq të kryeqytetit rus. Këtu më 5 shtator do të hapet Festivali Ndërkombëtar ushtarako-muzikor i quajtur “Spasskaja bashnja” (“Kulla Spasskaja”).

Simbole muzikore të këtij Festivali do të bëhen tingujt e Orëve të Kullës Spasskaja të Kremlinit dhe Marshi i Regjimentit Preobrazhenskij. Nën këta tinguj do të dalin nga portat e Kullës Spasskaja pjesëmarrësit e Festivalit, të cilët do të demonstrojnë artin e tyre: Orkestra Presidenciale, muzikantët e Garnizonit të Moskës dhe mysafirët e huaj: orkestrat e Britanisë së Madhe, Izraelit, Italisë, Indisë, Kazakistanit, Kinës, Finlandës dhe Francës. “Për mendimin tim, ky është një përfaqësim tejet dinjitoz! Muzikantë të klasit të lartë, - theksoi Shefi i shërbimit orkestrues ushtarak të Ministrisë së mbrojtjes të Federatës Ruse, dirigjenti Valeri Halillov: “Në spektaklin e Festivalit do të marrë pjesë edhe këngëtarja franceze e famshme në gjithë botën Mireille Mathieu. Ajo është njeri i bukur në të gjitha kuptimet e kësaj fjale. Dhe publiku ynë e ka pritur përherë me shumë emocion dhe gëzim të madh atë. Prezenca e saj do ti japë një ngjyrim të mrekullueshëm, të veçantë këtij evenimenti muzikor. Gjeneral-majori Valeri Halillov, i cili do të drejtojë orkestrën e përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve të festivalit shtoi, se gjatë zhvillimit të etapës së bisedimeve këngëtaren e famshme franceze e preokuponte tej mase fakti, se si do të këndojë ajo nën shoqërimin e 800 muzikantëve të orkestrave ushtarake, sepse këngët e saj përkatësisht gjinisë muzikore janë të lehta, lirike. Prandaj, me qëllim që Mireille Mathieu ta ndjenjë veten në mënyrë sa më komforte gjatë të kënduarit, ne bënë disa aranzhime të veçanta të këngëve të saj. Në Sheshin e Kuq po montohen tashmë posaçërisht për këtë festival grandioz tribunat. Pritet pjesëmarrja e më tepër se 6 mijë shikuesve në shfaqet e koncerteve mbrëmjësore, të cilat do të zhvillohen nën shoqërimin e të shtënave të artilierisë dhe fishekzjerret shumëngjyrëshe. Zbukurim i vërtetë i festës do të bëhen defiletë nën interpretimin e kompanisë së rojes së nderit të regjimentit presidencial dhe kavalieristëve të shpurës përcjellëse presidenciale të nderit, si dhe debutimi i murgjve të Shaolinit.