Në marrëdhëniet midis udhëheqjes së Misionit të BE në Kosovë dhe autoriteteve të kësaj krahinë ndodhi tashmë përçarja. Siç i njoftoi Agjencisë ITAR-TASS përfaqësuesi i Komisionit Europian, negociatat që po zhvilloheshin në Prishtinë midis BE dhe udhëheqjes shqiptare të Kosovës u pezulluan kur shqiptarët i braktisën ato në shenjë proteste kundër pjesëmarrjes së policisë serbe në monitorimin e përbashkët me BE të situatës kriminale në Kosovë, duke e akuzuar BE “për minim të sovranitetit të Kosovës”. Misioni i BE po përpiqet të arrijë nënshkrimin e marrëveshjes speciale tripalëshe në lidhje me luftën kundër kriminalitetit të organizuar midis Beorgadit, Prishtinës dhe Brukselit.