Botimet tipografike shkruajnë mbi vdekjen e Sergei Mihallkov-it — poetit dhe shkrimtarit të famshëm të letërsisë për fëmijë, autorit të teksteve të tre himneve të Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë. Nipi i tij Jegor Konçallovskij tregoi se Mihallkovi vdiq nga pleqëria, ai thjesht ra në gjumë dhe nuk u zgjua më. Gazeta “Kommersant” vë në dukje, se Sergei Mihallkov ka jetuar me ndjesinë e sinqertë të një jete të madhe e të mbushur plot kuptim, rëndësi që jeton, me ndjesinë e punës së kryer. Të habit edhe ai fakt, se ai gjithmonë është sjellë me respekt të sinqertë ndaj çdo drejtuesi shtetëror të radhës dhe me dashuri ndaj shtetit që i lejonte atij me frymëzim të madh të rishkruante himnin sipas çdo nevoje të radhës.
Botimi “Njezavisimaja gazeta” mendon, se nuk është aspak e drejtë të qortohet, të kritikohet Mihallkovi për aftësinë e habitshme, të pabesueshme të tij për tu përshtur në çfarëdolloj kohe. Do të ishte plotësisht e drejtë të flitej gjithashtu mbi atë fakt, se Mihallkovi nuk i humbi lidhjet me rrjedhën e jetën bashkëkohore, nuk humbi ndjenjën e humorit e cila ishte bashkëshoqëruese e tij në çdo moment dhe që nuk e braktisi kurrë atë, ai mbeti në kuptimin e plotë të fjalës i gjallë deri në momentet e fundit të jetës.
Ngjarjet më të rëndësishme në fatin e Mihallkovit i pat profetizuar Vanga, njofton botimi “Komsomolskaja pravda”. Ai u takua me parashikuesen, profeten e famshme të verbër bullgare plot 30 vjet më parë. Pas kësaj ai shkroi atëhere në ditarin e vet: “Ja, tashmë që prej disa ditësh unë ndodhem nën përshtypjet e takimit me Vangën, profeten nga qyteti bullgar Petriç. Vanga ishte paralajmëruar për ardhjen time dhe po më priste në një dhomë jo të madhe. “O-o-o, ky rus do të jetë shumë jetëgjatë! — thirri me habi Vanga kur unë sapo kapërceva pragun e dhomës. Dhe bile vetëm kjo klithje habie e gëzimi njëkohësisht mjaftoi për të më hequr ndrojtjen, tendosjen si me dorë”.
Botimi “Rossijskaja gazeta” vë në dukje, se tirazhi i përgjithshëm i librave të Mihallkovit përbën aktualisht 250 milionë ekzemplarë. Asnjëri nga autorët bashkëkohorë të bestsselerëve nuk mund të mburret dot me një tirazh të tillë.