Dy Koretë u morën vesh për rifillimin e takimeve të pjesëtarëve të familjeve të ndara. Marrëveshja për këtë u arrit në negociatat të cilat kanë filluar që ditën e mërkurë në RPD të Koresë me ndërmjetësinë e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Palët morën vendimin që takimet të zhvillohen në periudhën nga 26 shtatori e deri më 1 tetor.