Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen u shpreh për ndërtimin e marrëdhënieve të reja me Rusinë, të cilat duhet të bazohen në një bashkëpunim edhe më praktik dhe mirëbesim më të madh reciprok. Kjo nuk është detyrë e lehtë, u deklaroi ai gazetarëve gjatë vizitës së vet në Turqi, por tani u dukën megjithatë disa sinjale, shenja pozitive për këtë.