Banka Botërore i fshiu nga llogaria Serbisë 550 milionë $ të borxhit kosovar, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë serbe. Sipas deklaratës së Nënkryeministrit të Serbisë Mlladzhan Dinkiç, fjalët e të cilit përmenden në njoftim, pëlqimi i dhënë për fshirjen nga llogaria të borxhit kosovar nuk do të thotë aspak se Beogradi njeh pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë.Dinkiç vuri në dukje, se mjetet e përfituara në këtë rast mund të drejtohen për dhënien e ndihmës serbëve kosovarë.