Rusia po merret mjaft seriozisht me programet e fluturimeve të pilotuara për në Hënë dhe Mars, deklaroi Zëvendësi i parë i Drejtorit të përgjithshëm të CNII të makinandërtimit Valeri Borisov. Ai vuri në dukje, se një nga detyrat politike të fluturimeve të pilotuara në Hënë është likuidimi i problemeve të mundshme që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e Hënës për qëllime ushtarake.