Rusia reduktoi kontingjentin e vet ushtarak në Osetinë e Jugut dhe Abkhazi deri në 1700 veta në çdo republikë. Trupat e Fedeartës Ruse ndodhen në këto republika transkaukaziane me qëllim që të mos lejojnë më përsëritjen e agresionit të Gjeorgjisë. Rusia dhe të dyja republikat në fjalë nënshkruan marrëveshjet përkatëse në vitin 2008 pas njohjes nga Moska të pavarësisë së Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë.