Në Osetinë e Jugut po kthehen gjithnjë e më shumë gjeorgjianë, të cilët u detyruan të braktisin republikën në periudhën 5 ditore të konfliktit me Gjeorgjinë një vit më parë. Për këtë njoftoi Presidenti i Osetisë së Jugut Eduard Kokoiti. Sipas fjalëve të tij, në vendin e përhershëm të banimit të vet në republikë u kthyen nga Gjeorgjia rreth 4000 gjeorgjianë. “Osetia e Jugut ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë shtet multinacional, ku bashkëekzistojnë në kushte të barabarta të gjithë banorët e tij”,-theksoi ai.